I rremë lajmi se 14-vjeçarja është gjetur në një vend fqinj – të tërhiqet lajmi! – Shqip

by admin
Spread the love

MPB-ja ka përgënjeshtruar dezinformatat e publikuar në portalin “Kurir” se është gjetur në një vend fqinj, 14-vjeçarja V.GJ e zhdukur që nga 27 nëntori, përcjell KlanM komunikatën e MPB-së.

MPB-ja thotë se përkundër thirrjeve të shumta nga ana e policisë dhe prindërve të të miturës, vazhdojnë të plasohen dezinformata që mund të dëmtojnë hetimet.

“Bëhet fjalë për lajm komplet të rremë, ku autori i panjohur thirret në pretendime për “burime të hetimeve”, kurse me Departamentin për marrëdhënie me opinionin pranë MPB-së, aspak nuk e ka bërë kontrollin e pohimeve” – thuhet në përgënjeshtrimin e MPB-së.

MPB-ja, sic percjell KlanM, thotë se për zbardhjen e rastit janë kyçur të gjitha kapacitetet e policisë dhe SPB Shkup.

“Janë zhvilluar biseda me persona të afërt të të miturës, janë kontrolluar kamerat. Të dhënat për person të zhdukur më 28.11.2023 janë vënë në Stop-listën nëpër vendkalimet kufitare, kurse me kërkesë të MPB-së është shpallur fletarrest ndërkombëtar për person të zhdukur nga Interpoli” – thuhet në komunikatën e MPB-së.

MPB-ja, konform ligjit, kërkon që teksti me të pavërteta të tërhiqet, në të kundërtën do t`i shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore që i ka në dispozicion./KlanMacedonia

You may also like