I riu “ndez” demokratët në Shkodër, surprizohet Sali Berisha

by admin
Spread the love

Ka qenë një i ri që ka ekzaltuar gjithë demokratët e pranishëm në Pallatin e Sportit në Shkodër, aty ku është duke zhvilluar një takim Sali Berisha.

Mekeid Selmani, student gazetarie, gjatë fjalës së tij tha se revolucioni i PD-së është paqësor dhe nuk do të ndalet asnjëherë.

Revolucioni jonë paqësor nuk ndalet, asnjëherë. Jo vetëm që nuk ka të ndalur, por nuk do të tërhiqet asnjëherë deri në çlirimin e Shqipërisë nga kjo klikë sorosiane”, tha ndër të tjera i riu.

Këto fjalë të Selmanit u duartrokitën nga të gjithë të pranishmit, ndërkohë që edhe lideri historik i demokratëve duket se ka mbetur i surprizuar.

Bravo”, duket të thotë Berisha teksa flet studenti.

Sali Berisha ndodhet në Shkodër për të zhvilluar një takim me demokratët dhe intelektualët e qytetit.

Ky takim përkon edhe me 31-vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Shkodër.

You may also like