“I riu më i mirë në Serie A”, Lele Adani zbulon sekretin e Asllanit

by admin
Spread the love

Lele Adani, ish-mbrojtësi i Interit, tashmë një nga analistët sportivë më të mirë në Serie A, ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Ai ka folur edhe për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin, i cili një ditë më parë shënoi golin e parë në Serie A kundër kampionëve në fuqi të Italisë.

“Është një mesfushor vetëm 20 vjeç. Para ndeshjes pata një bisedë me Andreazzolli dhe e pyeta se ku mund të arrijë ai djalë.

Ai më tregoi me gisht nga fusha e San Siro, duke thënë ‘këtu’. Lojtar për skenën e madhe, për mua lojtari i ri më i mirë i Serie A”, është shprehur Adani për lojtarin kuqezi të Empolit. / oversport.tv

You may also like