I publikuan videon intime, modelja rrëfen mes lotësh në shtëpinë e Big Brother historinë e saj

by admin
Spread the love

Modelja e njohur, Juliana Nura, ka folur për Big Brother VIP Kosova edhe një herë për videon e saj intime që u publikua më parë. “Akoma më dhemb sepse nuk është vetëm tregimi im por edhe për qindra gra tjera që ballafaqohen me të njëjtën situatë sikurse unë”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Më tej, ish-missi ka bërë me dije se dikush i ka hakëruar kompjuterin ish-it të saj asokohe. “Unë kam qenë duke folur me një djalë, isha një nga më të përfolurat në atë kohë. Për mua ishte lidhje, për atë nuk e di si ka qenë. Njeriu aventurist kur është. Dhe hin dikush dhe i ka hakuar bisedat tona dhe kompjuterin dhe hyn na incizon neve dhe ne dy njerëz të rritur çfarë bëjnë dhe pas disa ditëve nuk e ki di si e ka incizuar atë.

Mua më vjen pas disa ditëve një e-mail kliko linkun dhe dua kaq pare. Kur kjo ndodhi ato para që kisha punuar gjithë ato vite ia dhashë dikujt me maskë”, theksoi ajo. “Momenti ka qenë super i vështirë kur e kam kuptuar që ai link-u është videoja ime. Ato momente kam menduar që ato momente ishte më mirë që të fundosesha prej kësaj bote sepse për mua vlera shqiptare, vlera e familjes.

Vlera e fisit im, puna sakrifica që e kam bërë deri në atë moment ka qenë shumë e madhe. Çdo mund i yti fshihet me një gjë kaq të vogël, kaq të vogël ku një vajzë zhvishet për të dashurin e vet që është shumë normale, por nuk është normale për me ta humbur të drejtën me të shantazhuar”, vijoi më tej Juliana.

“Opsioni i parë që a ia vlen me jetu që t’i lë ëndrrat e mia mbrapa por e dija që do t’i shkaktoja prindërve një hall më të madh, ose gjëja e dytë që të vazhdoj përpara. Sa herë që flas qaj sepse ma kujton dhimbjen, mbi të gjitha dhimbja nuk është asgjë nëse e mbaj vetëm për vete”.

You may also like