I përulet Interit

by admin
Spread the love

Interi i këtij sezoni ka nisur që të bëjë tifozë edhe ish-milanistë, njëri prej tyre është ish-kapiteni i Milanit, Alesandro Kostakurta.

Udhëtimi që po bën skuadra e Simone Inzagit e ka mahnitur ishmbrojtësin, i cili beson se edhe këtë sezon, zikaltrit mund t’i shkojnë deri në fund Europës:

“Do të doja të thoja ‘të pathyeshëm’, por më e saktë se sa kjo është se përballë këtij Interi është e pamundur të luash.

E them këtë, sepse jo vetëm ata janë të palexueshëm për rivalet dhe gjithmonë arrijnë të surprizojnë, por mbi të gjitha kanë edhe një qasje më shumë se sa thjesht agresive. Në Itali nuk shoh askënd që ka vrullin e skuadrës së Simone Inzagit dhe duket t’i bëjmë të gjithë komplimente trajnerit dhe lojtarëve të tij.

Sekreti i kësaj force unë mendoj se është udhëtimi i sezonit të kaluar në Champions, ku arritja në finale dhe të luajturit si të barabartë me Mançester Sitin e ka bërë shumë të fortë edhe psikologjikisht.

Prandaj, jam i bindur se edhe sivjet, Interi është kandidati kryesor për të shkuar sërish në finale, përveçse të fitojë titullin në Itali”, tha Kostakurta.

You may also like