I pavlerë në sytë e mi, s’kam pikë respekti

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli ka shumë fansa jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, por brenda ambienteve ku ai po qëndron duket se ka krijuar shumë armiq. E një prej tyre është edhe Tea Trifoni, e cila prej më shumë se një jave i ka shpallur ‘luftë’ këngëtarit, duke pasur debate të shumta.

Në një diskutim të përbashkët me Olta Gixharin, Tea ka thënë se Luizi është një njeri pa vlera dhe nuk ka aspak respekt për të. Por, ka vetëm një arsye se pse ajo e respekton dhe kjo është sepse ai është qenie njerëzore.

“Ai është një njeri pa vlera në syrin tim. Unë s’kam pikë respekti për të. Përveç faktit që është qenie njerëzore dhe jam e detyruar ta respektoj për këtë”, i tha Tea Oltës, duke i folur me shumë mllef për këngëtarin.

Edhe Olta e ka konsideruar Luizin si një njeri të ligë dhe jo të zgjuar. ‘Ai është i ligë, nuk është i zgjuar. Atë që bën vetë, që nxorri Kejvinën jashtë, ma atribuon mua. Dhe do që gjithë vëmendjen ta heqë nga vetja’- u shpreh Olta Gixhari.

You may also like