I nxehti po ‘mbërthen’ vendin, çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

by admin
Spread the love

Vendi ynë ditët e fundit gjeti pak “paqe” nga vala e të nxehtit.

Vala e të nxehtit duket sikur u qetësua ndopak, por tre ditët në vijim, e premte, e shtunë dhe e diel, duket se do të përballemi me temperatura më të larta sesa java që lamë pas.

Mbi 38 gradë Celsius, temperaturat do të jenë në qytete si Berati, Elbasani dhe Gjirokastër, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë më e freskët.

Era do të bëhet problematike, do të fryjë 40-45 km/h, kryesisht në hapësira detare dhe brigje. Por duke qenë se vendi ynë ka disa vatra aktive, mund të ndihmojë në përhapjen e flakëve dhe të vështirësojë punën e zjarrfikësve.

Pritet që gushti të jetë i nxehtë. Megjithatë, java tjetër do të jetë sërish freskim moti dhe ulje temperaturash.

You may also like