I ndjeni këmbët të lodhura dhe të rënduara? Ja se si ta zgjidhni këtë situatë.

by admin
Spread the love

Këmbët e lodhura dhe të rënduara janë një situatë që mund ta kompromentojë mirëqenien dhe qetësinëtonë. Këmbët bëhen të tilla sidomos në verë, ku si pasojë e nxehtësisë, venat dhe kapilarët zgjerohen duke e penguar kthimin e gjakut në zemër. Në këtë mënyrë, lëngjet fillojnë të grumbullohen më së shumti nëkëmbë. Kështu, këmbët fryhen dhe bëhen më të rënduara. Ajo çfarë ne ndiejmë, është lodhja dhe dhimbja e tyre. Ama duhet të theksojmë se nuk është vetëm nxehtësia faktori që çon në këtë situatë. Si mund ta zgjidhim? Ja çfarë këshillojnë ekspertët.

I ftohti ndihmon shumë. Sapo t’i ndjeni këmbët të lodhura e të rënduara, është e mira të shkoni në dush e t’i lagni këmbët deri sipër në rrëzën e kofshës me ujë të ftohtë, ose të alternoni ujin e ftohtë me të ngrohtë. Ndryshimi i papritur i temperaturës shërben si një gjimnastikë për vaskulaturën.

A ju duhet të qëndroni gjatë në këmbë për shkak të punës suaj? Edhe kjo gjë shkakton lodhje dhe rëndesëtë këmbëve. Ajo çfarë duhet të bëheni, është që herë pas herë të qëndroni në majë të gishtave. Kjo lloj lëvizjeje e lehtëson kthimin e gjakut nga këmbët drejt zemrës. Ndërkohë, nëse ju duhet të qëndroni gjatëulur, e mira është të bëni rrotullime të vazhdueshme të këmbëve tuaja. Nëse mundeni, shmangeni qëndrimin ulur për periudha të gjata me këmbët të varura ose të kryqëzuara. Kur ju duhet të shkoni nëudhëtime të gjata, vishni rroba të rehatshme dhe ndaloni çdo orë për të ecur sadopak.

Nëse ndjeni dhimbje përpara se të flini gjumë, vendosni poshtë çarçafit të poshtëm një dyshek apo diçka të lartë, ku mund të vendosni sipër këmbët tuaja. Kjo gjë ju ndihmon në kthimin e gjakut drejt zemrës, edhe gjatë gjumit. Kur jeni zgjuar, mund t’ia vendosni këmbët në një karrige ose në mur.

Së fundmi, mos i harroni asnjëherë përfitimet e një shëtitjeje. Edhe kur ndiheni të lodhur, apo i ndjeni këmbët të rënduara, një shëtitje ju ndihmon shumë në stimulimin e qarkullimit të gjakut. Nuk është e nevojshme të vraponi, mjafton të bëni hapa të qeta dhe në fund të shëtitjes, do të ndiheni padiskutim mëmirë.

Lexo lajme interesante

You may also like