I martuar prej vitesh, por Vis Pupa nuk fle në të njëjtin krevat me gruan. Aktori zbulon arsyen e veçantë

by admin
Spread the love

Elvis Pupa është pa dyshim një nga artistët më të dashur shqiptarë. Edhe pse ishte shkëputur prej vitesh nga Shqipëria dhe nga ekrani shqiptar, aktori i humorit është rikthyer sërish në vendin e tij, në një nga programet më të shikuar të vendit, ‘Big Brother Albania VIP’.

E sigurisht, me rikthimin e tij në Big Brother, të gjithë kanë pasur mundësinë ta njohin më mirë aktorin e dashur të humorit. Ai ka ndarë me publikun edhe shumë detaje nga marrëdhënia me bashkëshorten e tij, duke çuditur jo vetëm banorët, por edhe publikun.

Në një nga bisedat që ka bërë së fundmi me banorët e tjerë të shtëpisë ai ka thënë se me bashkëshorten e tij kanë vite që flenë në dhoma të ndara, për shkak se ai gërhet shumë, ndërsa një arsye tjetër është edhe se Visi do errësirë, ndërsa partnerja e tij do më shumë dritë.

“Rrimë deri vonë bashkë por për të fjetur flemë në dhoma të ndara pasi unë gërhas shumë. Kemi rreth 4 vite që e kemi marrë këtë vendim, ajo do errësirë, unë dritë, që kështu jemi më rehat kur flejmë veç e veç. Ama gjumin e drekës e bëjmë bashkë” – ka thënë Visi.

You may also like