I lutem zotit të të kem në çdo jetë timen, jam i bekuar

by admin
Spread the love

Ardit Gjebrea është një nga moderatorët më të dashur të publikut shqiptar. Së bashku me partneren e tij, Anila Gjebrea, dyshja formon njëë nga çiftet më idealë e më të komentuar në sytë e publikut, për marrëdhënien e tyre të veçantë.

E ditën e sotme, në familjen e çiftit të dashur ka festë. Anila feston ditëlindjen e saj, e familja është munduar që t’ia bëjë sa më speciale këtë ditë. Vetë Arditi i ka dhuruar një buqete shumë speciale me trëndafila të bardhë që kanë formuar një zemër.

Këtë buqetë, moderatori dhe artisti i dashur e ka shpërndarë në rrjete sociale, ndërsa i dedikon edhe disa fjalë shumë të ëmbla partneres së tij të jetës. Ai shkruan se është i bekuar që ajo ka ardhur në këtë jetë për të dhe fëmijët e tyre dhe uron që ta ketë Anilën në çdo jetë.

“Tak Tak! Ma hap derën, thjesht të të them sa i bekuar jam që në një ditë si kjo, erdhe në këtë botë për mua e për fëmiët tanë. Të të them se nëse ka jetë të tjera, i lutem Zotit të të kem në çdo jetë timen”- shkruan Arditi në rrjete sociale.

You may also like