I lumtur që jeni bashkuar për Bekë Berishën

by admin
Spread the love

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të UÇK-së të komunës së Istogut.

Haradinaj para të pranishmëve në fshatin Vrellë, ka thënë se “ më vjen mirë që sot po bëhemi bashkë për më të mirën e Istogut, me i dhanë Istogut një qeverisje që është e re, që ka vlera, që është e juaja dhe e cila si dikur e bashkon Istogun me vlerat qeverisëse më të mirat që i ka Kosova”.

“Kam ardh me ju kërku jo ndihmën tuaj por punën tuaj, sepse ju nuk jeni as për ndihmë, as për me ndihmua dikënd sepse jeni në tokën tuaj, në vendin tuaj, në të drejtën tuaj por ju e bëni punën tamam dhe e kryeni si duhet dhe i tregoni popullit që jeni të zot kur doni dhe kur e vendosni… unë e di se jeni bërë bashkë, bashkë si dikur, rreth kryetarit tonë Bekës”, u shpreh ai.

Haradinaj po ashtu ka falënderuar veteranët për mbështetjen e vazhdueshme të tyre.

 

 

 

 

You may also like