“I lidhur në afera me Edi Ramën”, shpërthen Sali Berisha dhe zbulon ‘dhuratën’ e veçantë që do t’i bëjnë Lulzim Bashës në 8 janar

by admin
Spread the love

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte sot në një takim me demokratët e Fierit, nga ku u shpreh se në 3 muaj opozita arriti të ringrihej, duke kthyer besimin jo vetëm te demokratët, por te të gjithë shqiptarët.

Berisha tha se ata i dëshmuan vendit dhe botës se liria në zemrat e tyre nuk vdes kurrë, pasi organizuan sipas tij Kuvendin dhe referendumin e lirisë.

“Pasi dështuan për të marrë peng Partinë Demokratike, pasi dështuan në përpjekjet për të dekurajuar Kuvendin dhe Referndumin e lirisë, këta mjeranë, Edi Rama dhe pengu i tij, Lulzim Basha, duan të marrin peng shtëpinë tonë, selinë e PD-së.

Për çdo shqiptar, garantoj, se ne s’jemi keq për një karrige dhe për një zyrë, por problemi është te parimi themelor i çdo demokracie të vërtetë, që vullneti i shumicës zbatohet dhe ai i pakicës respektohet. Shkelmimi i këtij parimi është tipari i regjimeve diktatoriale, terroriste. Ne do ti japim Lulzim Bravës 20 karrige dhe 20 brava”, tha Berisha nga Fieri.

Ai përsëriti thirrjen drejtuar çdokujt që të bashkohet me ta, duke shtuar se kjo nuk është çështje karrigesh, por parimesh demokratike.

“Ne mblodhëm Kuvendin, e shkarkoi Kuvendi sipas statusit që kishte miratuar vetë, e kaluam vendimin e Kuvendit në referendumin e anëtarësisë, dhe ju, anëtarët e PD vendosët për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ai harroi gjithçka dhe deklaroi se nuk njeh Kuvendin, nuk njeh Referndumin, edhe pse në 18 dhjetor votuan për shkarkimin e Lul Bravës, 10 mijë demokratë më shumë, se sa votuan në qershor për zgjedhjen e tij”, tha Berisha.

Ai tha se Basha është peng i aferave jo vetëm me dosjen Nick Muzin dhe Toyota Yaris, por edhe me aferat në Portin e Durrësit. Berisha tha se me datën 8 janar, në mënyrë paqësore, do të zbatojë vendimin e Kuvendit dhe anëtarësisë së PD.

“Këto shenja, që tejkalojnë çdo imagjinatë, tregojnë një Lulzim Bashë sikur të ishte produkt i grupeve terroriste, i shërbimeve të diktaturës”, tha Berisha.

You may also like