“I kanë marrë në telefon dhe u kanë kujtuar nderet që u kanë bërë”, anëtari i Këshillit Kombëtar në PD nxjerr prapaskenat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Roland Bejko tha se deputeti i qarkut të Gjirokastrës, kryetari i PD dhe njerëz të ardhur nga Tirana kanë telefonuar delegatët në Gjirokastrës duke i kërkuar që të firmosin për kuvendet.

“Në qarkun e Gjirokastrës ka më shumë delegatë pro Bashës se pro Berishës. Nuk është proces normal sepse firma u është marrë duke i bezdisur 100 herë në telefon. Deputeti i Gjirokastrës, kryetari i PD dhe njerëz të ardhur nga Tirana i kanë marrë në telefon dhe i kanë kujtuar nderet që u kanë bërë. Delegatët janë intimiduar.”, u shpreh Bejko për MCN Tv.

You may also like