I ka rënë llotaria, po e shfrytëzon Kiarën. Një vajzë të tillë do ta ëndërronte

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatë kohës që në shtëpinë e Big Brother VIP zhvillohej dasma e Luizit me Kiarën, Amosi dhe Dea Mishel po thurnin plane për lojën e tyre, duke vendosur që mos të merrnin pjesë në këtë ‘gëzim’. Teksa po flisnin se si do ta luanin lojën në vijim, aktori i tha Deas se nuk ‘do të bëjnë asgjë që është kundër të qenurit njeri i drejtë”

E me këtë frazë, aktori nënkuptonte se do të evidentonin disa gjëra që nuk i dukeshin të vërteta dhe që janë fallco. Ai i sugjeroi Deas që ta nisin nga çifti, duke iu referuar Kiarës dhe Luizit. Dea Mishel i tha që nuk i njeh dhe ‘e vetmja mënyrë që i njeh është kur zihen se ngrenë zërin keq’.

Pjesë nga biseda:

Amos: Duket sikur ajo qesh me atë dhe kaq. Nuk ka asgjë tjetër mes tyre. me të vërtetë nuk e besoj se duhen. E kam seriozisht

Dea: As unë. Mendoja se isha njeri i keq ta thoja këtë. Mund të kenë një pëlqim.

Amos: Mua më duket se as pëlqim nuk kanë, të paktën nga ana e Kiarës, se mbase Luizi do ta ëndërronte një vajzë si Kiara. Tani nga ana e tij unë mund ta kuptoj se është e sinqertë gjëja, por ai e shfrytëzon edhe për lojë. Tipit i ka rënë lotaria, që edhe ka një femër që mund ta dojë në krahë

Dea: I ka ardhur koha për t’u martuar e bërë fëmijë.

Amos: Nga ana tjetër i konvenon me lojën, me një gur vret dy zogj.

You may also like