“I ka pasur hundët të mbushura me koka.inë”! Milaim Zeka për Lokajn: E lëshoi si “lopa-bajgën”, ka nevojë për përkthyes

by admin
Spread the love

Milaim Zeka ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE” ku është diskutuar për fjalët e thëna nga Andin Lokaj për Shqipërinë.

Kështu Zeka ka shprehur sigurinë se Lokaj ka qenë i alkool.izuar dhe i dr.oguar në momentin e shkrimit, ndërsa ofrohet si përkthyes për të shprehur më qartë fjalët e komentatorit me peshë në Kosovë.

“Kosova dhe Shqipëria është njësoj si ta presësh një mollë në dy pjesë ose si kur të pyesin për fëmijët, kë do më tepër… Kur luan Shqipëria kundër Kosovës, unë jam shumë i lumtur për këdo që fiton.

Ka plot gazetarë, që nuk kanë qenë kurrë gazetarë, por duke sharë Kadaren janë bërë të famshëm. Andin Lokaj, për fatin e zi, ka lëshuar një fjalë si “lopa bajgën”. Shumë këngëtarë nga Kosova kanë pasur derën e hapur të Shqipërisë që janë bërë të njohur dhe pastaj kanë shkuar yje në Europë.

Pra nëse ne e falenderojmë gjysmën e qënies tonë, të trupit tonë, e falenderojmë Shqipërinë për artistët dhe sportistët që i kanë dhënë hapësirën. Ja tua përkëthej unë pak deklaratën e Lokajt, se ka nevojë për përkëthim.

Është njësoj si na kanë quajtur serbët ne shqiptarët e Kosovës: “Njerëz me bishta, që kanë jetuar nëpër shpella, njerëz nëpër male”. Nëse Andinit i jep 1 milionë euro, nuk e di se çfarë ka shkruar se ose ka qenë i alkoolizuar në ato momente ose i ka mbushur hundët me koka.inë.

Ka budallenj me bollëk në Shqipëri që flasin me urrejtje rac.iste për shqiptarët e Kosovës. Ashtu si kurse, po u jap shembull. Në Kosovë, një televizion kombëtar si KTV, kur ka ardhur nusja ime që të fillonte punë atje, i kanë thënë: “Na fal, por nuk marrim gazetarë nga Shqipëria, që flasin me dialekt të Shqipërisë”. Ka budallenj nga të dy anët e kufirit. Ka analistë dhe koleg të mi që kanë shpikur edhe kombin kosovar, nuk ka komb kosovar”, tha Zeka.

You may also like