I ka hipur vetja në qejf, e ka ajo problemin

by admin
Spread the love

Këngëtari shqiptar, Ardit Çuni ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, ku ka folur për eksperiencën e tij në spektaklin e kërcimit, “Dancing With The Stars”, si edhe ka komentuar pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP dhe marrëdhënien e tij me ish-banorët e tjerë. Një nga konkurrentet me të cilat ai krijoi një raport shumë të fortë brenda shtëpisë ishte modelja Beniada Nishani.

Por mesa duket, tashmë dyshja nuk vazhdojnë të jenë më shokë dhe arsyet i ka zbuluar vetë Arditi gjatë intervistës në “Më Lër të Flas”. Ai tha se arsyeja e prishjes së miqësisë ka qenë një koment i vëllait të tij në një portal, për lidhjen e re të Beniadës. Me sa duket kjo e fundit nuk e ka pritur mirë këtë gjë.

“E ke parasysh shprehjen shkodrane “të hipën vetja në qejf”. Kam tentuar disa herë ta mbaj shoqërinë me Beniadën, kemi pasur ftohje, ri-ngrohje, ftohje prap. Kur një person nuk respekton sinqeritetin e dikujt tjetër, është problem dhe nuk kam pse t’i shkoj nga mbrapa.

Vëllai im ka bërë një koment diku në një portal për lidhjen e Beniadës, ajo e kishte parë dhe më dërgoi një mesazh të gjatë. Unë i kam kërkuar ndjesë por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Kam pasur miqësinë më të sinqertë me të dhe kur dal jashtë shoh që nuk paska qenë e tillë.

Por përderisa është distancuar ajo, domethënë është problemi i saj, jo i imi”- u shpreh Arditi në emisionin e vëllezërve Donald dhe Romeo Veshaj, në Top Channel.

You may also like