I jepet lamtumira e fundit Edi Kingut, qindra pjesëmarrës në ceremoninë mortore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qindra pjesëmarrës nga të gjitha anët e vendit, familjarë, artist, muzicient, krijues, njerëz të thjesht, u mblodhën në Pejë, për ti dhënë lamtumirën e fundit, njërit prej ikonave të rokut kosovar e shqiptar, Eduard Merakut, i njohur si Edi King.

Ceremonia mortore u zhvillua në ora 13:00, në varrezat e qytetit të tij të lindjes në Pejë, me rite fetare.

Lot, dhembje, emocion…Eduard Meraku ishte edhe një prej themeluesve të grupit famoz të kohës ‘Selekcioni 039’.

Breza u rritën me këngët dhe interpretimet e tij. Ishin këngët hit, të viteve 80-ta e 90-ta që jetojnë edhe sot, sikurqë edhe i ndjeri do jetoj ndër breza me zërin e tij mbretëror.

Edi King vdiq dje, (E Enjtë) pasi u dërgua në QKUK pas një shqetësimi kardiak.

“Edi iku. E pabesueshme. Nuk ka pasur ankesa. Ai i dha shumë muzikës në të gjitha sferat. Edhe pse ai do të jetoj në hite, mua si mik, do të më mungoi prania fizike e tij. Kjo është jeta.”-thotë për ‘RADIO 1’, mes emocionesh të forta, Gëzim Hasku – Geza, kitarist nga ‘Selekcioni 039’.

“Lajm që tronditi zemrat tona. Edi King, faleminderit për bukurinë vokale dhe ritmike që na e solle. Faleminderit për kontributin tënd në rokun shqiptar. Pusho në parajsë Mbret i Rokut.”-u shprehë me këtë rast, këngëtari i njohur shqiptar Ramadan Krasniqi-Dani.

I prekur thellë nga kjo humbje, kompozitori i njohur kosovar Florent Boshnjaku mes tjerash thotë, “Njeriu kurrë nuk e di se kush i shkruan i pari këto rreshta, por … tepër e vështirë qenka. Jam i lumtun qe te kam njoftë. Kemi punu dhe kemi kaluar shumë kohë bashkë, kohë për të cilën e vlen me jetu. Te qoftë dheu i lehtë King. Ngushëllime gjithë miqve dhe familjarëve.”-tha ai.

“Secili qytet ka një “copë” qielli dhe yjet që e mbulojnë. Nga sot, një ikonë muzikore e Pejës ndriçon nga lart. R.I.P. Eduard Meraku, Edi King. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve.”-shkruan deputetja e Kuvendit të Kosovës Fatmire Kollçaku.


You may also like