I jep dorën ajrit, presidenti Biden bëhet sërish meme (Video)

by admin
Spread the love

Që në momentin që ka marrë detyrën si President, Joe Biden ka shokuar internetin jo pak herë me bëmat e tij. Një moment tjetër është kapur në kamera ditën e djeshme gjatë vizitës së tij në Israel.

Presidenti amerikan është parë duke u drejtuar për t’i dhënë dorën “ajrit”, pasi mbaroi konferencën në Tel Aviv. Gjest ky i cili nuk ka shpëtuar pa u bërë meme në rrjetet sociale.

Pasi video u bë virale dhe u pasua nga shumë meme, Shtëpia e Bardhë shpjegoi se shtrëngimi i dorës, ishte në fakt një gjest përshëndetjeje drejt audiencës dhe jo në ajër siç dhe u interpretua.

You may also like