I jam mirënjohës Kurtit, edhe për mua çështja e statusit të Kosovës ka përfunduar – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Norvegji tha se “nëse Kurti thotë se çështja e statusit të Kosovës ka përfunduar, atëherë mirë. Unë i jam mirënjohës Kurtit.” Sepse, çështja e statusit të Kosovës, sipas tij, është e përfunduar edhe për të.

“Unë mbështetem në Kartën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe në rezolutën 1244,” – ka thënë Vuçiq duke folur mbi atë se për çka i ishte mirënjohës Kurtit dhe si kishte përfunduar çështja e statusit të Kosovës.

Ai ka pretenduar pa prova se në Kosovë keqtrajtohen njerëzit dhe se ka persekutim sistematik.

“Quinti (ambasadarët e pesë shteteve perëndimore, ShBA, Gjermani, Itali, Francë dhe Mbretëri e Bashkuar) gjithnjë do t’i mbështesin shqiptarët në Kosovë, janë fëmija i tyre, nuk ka asnjë pritje nga ana jonë,” – u shpreh Vuçiq.

Presidenti i Serbisë pretendoi se nuk mund të shantazhohet me asgjë.

Ai ka lavdëruar Norvegjinë se e njeh situatën “më mirë se kushdo në terren”.

You may also like