I ikën truri, shihni çfarë i bën arbitrit kryesor lojtari i Kombëtares

by admin
Spread the love

River Plate u mposht 1-2 në “Monumental” përballë Rosario Central, skuadër që drejtohet nga Carlos Tevez në pankinë.

“Los Millonarios” i dhanë fund ecurisë pozitive prej katër fitoresh radhazi dhe humbën një mundësi të mirë për t’iu afruar vendin të parë në kampionatin argjentinas që mbahet nga Boca Juniors. Distanca me armiqtë e përjetshëm ka shkuar katër pikë, me “Xeneizes” që kanë luajtur një ndeshje më pak.

Fundi i takimit solli edhe tërbimin e Juan Fernando Quintero. Lojtari i Riverit u në protagonist i një gjesti aspak pozitiv ndaj kryesorit të ndeshjes, teksa u ndëshkua menjëherë me karton të kuq duke lënë Riverin me një lojtar më pak në momentet që po tentonte golin e barazimit.

29-vjeçari kolumbian humbi qetësinë dhe nuk i kurseu duart ndaj arbitrit. Tani pritet të marrë një pezullim të madh nga Federata Argjentinase e Futbollit për veprimin e kryer, diçka aspak e patolerushme, edhe pse skena të tilla janë “normale” në futbollin latin./ Super Sport


Top Channel

You may also like