I ftohti polar “pushton” vendin, ngricat shkaktojnë probleme në verilindje

by admin
Spread the love

I ftohti i acartë “ka pushtuar” vendin prej disa ditësh, ku temperaturat kanë zbritur nën 7 gradë, e për pasojë prania e ngricave dhe akullit ka krijuar probleme në akset rrugore në verilindje të vendit.

Kompanitë sipërmarrëse po i trajtojnë me kripe, për të shmangur shtresat e akullit.

Sakaq, mjegulla vështirëson qarkullimin e mjeteve për shkak të pamjes së kufizuar nga Morina deri në Fushë-Dukagjin.

Policia këshillon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe kufizim shpejtësie gjatë lëvizjes në kushtet e pamjes së kufizuar.

Aktualisht te gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme.

You may also like