I është marrë licenca agjencisë “Besa Travel”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Ekonomisë sot ia mori licencën agjencisë turistike “Besa Trans”, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk.

“Me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer tri kontrolle të jashtëzakonshme në objektet e subjektit SHTPQSH BESA TRANS BTB SHPKNJP eksport-import me adresë: f. Rashçe, Komuna Saraj – Shkup, filiala BESA Trans me adresë në rr. Stiv Naumov nr.2/2-3 Shkup, ku është konstatuar se nuk kryen veprimtari, gjegjësisht nuk punon. Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke vepruar sipas kërkesës sonë, ka dorëzuar Njoftimin nr. 26-09-51 nga data 11.01.2021 me të clin informon se Subjekti Juridik nuk ushtron veprimtari, gjegjësisht zyrat janë të mbyllura dhe nuk mund të kontrollohen, pastaj si Ministër i Ekonomisë kam marrë vendim për heqjen e licencës”, shkruan Bekteshi në Fejsbuk.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do të udhëtojnë të kontrollojnë se me cilat agjenci turistike udhëtojnë, gjegjësisht nëse kanë licenca të vlefshme pune të lëshuara nga Ministria e Ekonomisë.

Bekteshi dje në konferencë për media paralajmëroi se do t’i merret licenca kësaj agjencie turistike. Me këtë agjenci turistike udhëtonin 45 shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët duke u kthyer nga Stambolli humbën jetën në aksidentin e komunikacionit që ndodhi në afërsi të Sofjes në Bullgarinë fqinje.


You may also like