I doli kundër Bashës, kreu i PD-së në Vlorë: Kuvendi mbahet me 11, edhe nëse përjashtohem unë do shkoj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Genc Deromemaj, ka dhënë deklaratë për mediat, pas mbledhjes me kryetarët e degëve në Partinë Demokratike.

Deromemaj theksoi se do të shkojë tek Kuvendi, që kanë thirrur delegatët.

“Mbledhja u zhvillua në lidhje me Kuvendin e thirrur nga Kryesia e PD për datën 18 dhjetor. Ky Kuvend tashmë është zgjidhur dhe vendimin e kanë marrë delegatët me të drejtë vote në gjithë Shqipërinë. Diskutimet e tjera nuk kanë vlerë. Kjo se vendimi i delegatëve prevalon mbi çdo lloj strukturë tjetër organizative në PD.

Nuk jemi kërcënuar, por kryetari na tha se mund ta ushtrojë të drejtën e tij për të marrë masa për çdokënd që nuk do të zbatojë porositë apo vendimet e Kryesisë. Nëse përjashtimi im i mundshëm apo kolegëve të mi do të sjellë të mirën e PD-së, le të bëhet. Unë do shkoj në Kuvendin e thirrur nga delegatët, që punojnë në degët tona”, deklaroi Deromemaj.

You may also like