I dha fitoren ndaj Udineses, trajneri i Empolit flet për Bajramin

by admin
Spread the love

Empoli fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Udineses me Nedim Bajramin protagonist absolut me një gol dhe asist. Në përfundim të sfidës trajneri i tij Aurelio Andreacoli foli për triumfin e skuadrës.

Përmbysja e rezultatit

“Nuk është rastësi sepse nuk demoralizohemi. Kemi një reagim mjaft pozitiv në këto situata. Loja jonë ka shumë element”.

Bajrami i fillim sezonit dhe i tanishmi

“Nuk është problem, përkundrazi është një kënaqësi. Ne të gjithë e prisnim që ta shihnim atë të luante përsëri në këto nivele. Do të jetë një armë më shumë për ne”.

Me fitoren ndaj Udinezes, Empoli shkon në kuotën e 23 pikëve në kampionat.

You may also like