I destinuar që të thyejë çdo rekord, Haaland ka magjepsur Anglinë

by admin
Spread the love

Ai është i destinuar që të thyejë çdo rekord golash. Në fakt si Haaland, nuk ka bërë askush më parë. Impakti i sulmuesit norvegjez në futbollin modern nuk mund të krahasohet me askënd.

Është vetëm 22 vjeç e dy muaj dhe ka shënuar 26 gola në Champions League në 21 ndeshje të luajtura dhe ka një mesatare goli superiore ndaj kujtdo në botë.

Në Premier League është një tsunami i vërtetë, pasi ka shënuar 14 gola në 8 ndeshjet e para të kampionatit, duke realizuar tre tripleta.

Për të krijuar një ide të këtyre shifrave, Cristiano Ronaldo, Didier Drogba, Son, Jamie Vardy dhe Romelu Lukaku kanë shënuar gjatë gjithë karrierës së tyre në Angli të njëjtin numër tripletash (3). / Oversport.tv

Foto: Manchester City, Twitter

You may also like