I dërguari gjerman për Ballkanin: Koha që Vuçiç të vendosë, pro apo kundër BE-së

by admin
Spread the love

I dërguari special i qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin tha se është koha që presidenti serb Aleksandër Vuçiç të vendosë nëse është pro apo kundër Bashkimit Europian.

“Ka ardhur koha t’i themi dhe sidomos që nga data 24 shkurt, jo vetëm atij, por edhe të gjithë vendimmarrësve, popullit dhe Republikës së Serbisë që ne duam që ju të vendosni dhe duam qe ju të vendosni pro nesh,” – u shpreh Sarrazin.

Sipas tij pikëpamjet e Vuçiç nuk përshtaten me ato të vendit, pasi Serbia mbështet bashkimin në tryezën europiane, duke ndarë vlerat, detyrimet dhe të drejtat.

“Kjo është. Është koha për të vendosur dhe është e qartë se ne duam që ju të vendosni pro nesh dhe jo kundra nesh,” – deklaroi Sarrazin.

You may also like