“I dërguar nga lartë”, faqja e Man Utd e lartëson Ronaldon

by admin
Spread the love

Faqja zyrtare e Manchester United e ka lartësuar figurën e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ishte vendimtar në fitoren ndaj Norwichit, shkruan Insporti.

“I dërguar nga lartë”, është shkrimi i faqes zyrtare të Unitedit në rrjetin social Twitter.

Manchester Unitedi ka fituar me vështirësi dhe rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Norwich City në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.

Ronaldo deri tani këtë sezon ka zhvilluar 19 ndeshje, teksa ka shënuar 13 gola mes Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, ku shtatë vijnë nga kampionati dhe gjashtë në garën evropiane.

/Insporti

You may also like