I dënuar për përdorim të kokainës, rikthehet në fushë pas 12 viteve ish-futbollisti i Italisë

by admin
Spread the love

Pas 12 viteve si i pezulluar për përdorim të kokainës, Francesco Flachi ish-sulmues i Sampdorias, Fiorentinës, Empolit dhe Barit do të rikthehet të shkelë fushën e gjelbër.

Sigurisht, tashmë nuk bëhet më fjalë për futbollin profesionist, por për atë amatorin, ku Flachi mund të aktivizohet për Signa që do të përballet me Prato 2000.

Megjithatë, për 47-vjeçarin që ka shënuar mbi 40 gola në Serie A dhe ka qenë edhe pjesë e kombëtares axurre nën drejtimin e Lippit në vitin 2004, është sërish një event i madh. Vetë Flachi shprehet se i ka munguar shumë ndjesia e stadiumeve, ndërsa shton se ndjehet si një fëmijë.

“Jam rikthyer të ndihem si një fëmijë, do të luaj sërish më datë 13 shkurt nëse trajneri do të ma japë mundësinë. 12 vite skualifikim më kanë bërë mirë për shpirtin dhe trupin. Për çka ka ndodhur më parë është faji im, hodha në kosh një karrierë të bukur por nuk kam rreshtur kurrë së luftuari.

Nuk e kam harruar asnjëherë futbollin, dhimbja të ndihmon të rritesh dhe të ndryshosh. Vitet e para të pezullimit ishin të tmerrshme, të mungon stadiumi, ndjesia nga tifozët. Ndërkohë, duhej të përballesha edhe me njerëz që më trajtonin si të droguar. Kam gabuar shumë në jetë, por nuk kam qenë asnjëherë i varur nga droga. Por, ia kam dalë falë edhe ndihmës nga miqtë të krijoj një jetë të re”, thekson Falchi.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like