I arrestuar për vrasjen e Sofisë, 45-vjeçari përlotet në seancë: S’kam lidhje

by admin
Spread the love

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masën e sigurisë për Bujar Lezën, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.

Gjykata ka lënë në  “arrest me burg”, 45-vjeçarin, ndërsa ky i fundit përballë togave të zeza ka mohuar se është i përfshirë në këtë krim dhe ka thënë se nuk ka asnjë dijeni për organizimin dhe vrasjen e Behar Sofisë.

Mësohet se gjatë seancës Leza është përlotur duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.

Ndërkohë, Leza është duke qëndruar në paraburgimin e Fushë-Krujës, pasi është arrestuar disa muaj më parë për dhunë në familje.

SPAK ka dyshime se Leza është personi që ka siguruar armën me të cilën u vra Sofia, si edhe ka vjedhur biçikletën me të cilën u largua autori./Opinion.al

You may also like