Hyseni: I kemi vënë vetës synim që ta bëjmë Gjilanin komunën më të pastër në Kosovë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se përgjatë këtij mandati katër vjeçar i kanë vëtë vetës synim që ta bëjnë Gjilanin komunën më të pastër në Kosovë.

Hyseni, në Edicionin Special në Klan Kosova, tregoi se edhe në cilat fusha do të fokusohen më shumë.

“Karta për komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme” kemi filluar kampanjën ‘Green and Clean’ të pastrimit me të cilën po merremi nga 22 prilli dhe do të vazhdojmë deri më 5 qershor. Përbrenda kësaj kampanje do të bëhet edhe trajtimi i çështjes së mbeturinave, pastrimin e rrugëve, mbjelljen e drunjve dekorativ, lirimin e trotuareve dhe hapësirave për këmbësorë, largimin e deponive ilegale, pastrimin e shkollave dhe mbetjeve të tjera”.

“Është një vazhdimësi e asaj që kemi filluar dhe synojmë të realizojmë për gjatë mandatit tonë katër vjeçar. I kemi vënë synim vetës që Gjilani të jetë komuna më e pastër dhe ekologjike në Kosovë”.

Hyseni foli edhe për marrëveshjen e arritur mes Qeverisë dhe komunave.

“Marrëveshja përveç tjerash përfshinë disa fusha duke filluar me zotimet për klimën e deri tek çështjet e ushqimit, prodhimit dhe biodiversitetit. Ajo çfarë ndihmon kjo kartë është që do të financojë edhe projekte konkrete nga ana e Qeverisë. Me ç’rast edhe komunat edhe do të mund të përfitojnë financiarisht për projektet që kanë të bëjnë me një komunë të gjelbër dhe ekologjike”, tha Hyseni.

Më poshtë e gjeni intervistën e plotë:

You may also like