Hysaj: Kemi ardhur në Izrael për tre pikët! Kemi mungesa, forca jonë është grupi

by admin
Spread the love

Kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Izraelit, që do të luhet nesër në orën 20:45. Shqipëria duhet të fitojë 2 ndeshjet e mbetura në Nations League, që të besojë tek vendi i parë në grup. Mbrojtësi kuqezi është optimist se skuadra do të marrë maksimumin në sfidën e nesërme.

“Po normal që kemi ardhur këtu për pikët. Nëse dalim pa pikë këtu, do të jetë e vështirë për objektivin tonë. E dimë se është e rëndësishme dhe çunat i kemi gati për këtë punë.

Jemi të gjithë të rritur dhe profesionistë. Nëse trajneri do të ndryshojë skemën, ne duhet të jemi të gatshëm. Kjo është një zgjedhje që do të bëjë trajneri. Ne duhet të japim maksimumin tonë, të tregohemi profesionistë dhe të bëjmë atë që na kërkon trajneri.

E dinë gjithë çunat që është një ndeshje e rëndësishme për ne. Duhet të jemi 100 % të përqendruar për këtë ndeshje dhe pastaj të mendojmë për sfidën e ardhshme. Kemi pasur dhe dëmtime, por çdo njeri që ka ardhur në këtë grumbullim do të tregojë vlerat e tij.

Mungesat? Mund të japin ndonjë problem mungesat. Edhe më parë ka ndodhur që ka pasur mungesa. Por, lojtarët që kanë zëvendësuar kanë treguar vlerat e tyre. Ne jemi një grup, s’kemi futbollistë që mund të marrin për dore grupin. Vlerat tona i dimë dhe shpresojmë t’i tregojmë”, ka thënë Hysaj. / Oversport.tv

You may also like