Hyrja e ASH në qeveri, Ibrahimi nga Alternativa: BDI t’i bëjë sajgi ASH-së në ndarjen resorëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Çështja e inkuadrimit të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri nuk e brengos partinë në pushtet, Alternativën. Sipas sekretarit të kësaj partie Zeqirja Ibrahimi, hyrja në pushtet e opozitares ASh është vetëm në leverdi të BDI-së, kjo sipas tij, për shkak të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”, i cili mund të largohet.

“Kjo Qeveri funksionon me numrat e njëjtë që ka funksionuar vitin e kaluar në këtë kohë. I ka numrat që e përbëjnë shumicën stabile, e vetmja parti të cilës i luhatën ato numra është BDI për shkak të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”, i cili mund të largohet. Nëse ASH hyn që ta kompensojë humbjen e këtij numri të BDI, është çështje e tyre, ne nuk mund të ndërhyjmë”, tha Zeqirja Ibrahimi – sekretar i Alternativës.

Në rast të hyrjes së ASh-së në pushtet Ibrahimi tha se nuk janë të gatshëm të shkëmbejnë ose japin resorë. Siç thotë ai, sajgi t’i bëj BDI

“Sigurisht se ata që e ftojnë, duhet t’ia bëjnë edhe sajginë asaj”, pohoi Zeqirja Ibrahimi – sekretar i Alternativës.

As kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, e as kryetari i integristëve Ali Ahmeti nuk janë konsultuar me kryetarin e Alternativës Afrim Gashin, për bisedimet që po i zhvillojnë me Taravarin. Këtë e pohoi Ibrahimi, ndërsa e konfirmoi edhe Kovaçevski. Kryeministri tha se lehtë do të arrihej pajtueshmëri nga Alternativën mbi këtë çështje.

Nuk kemi biseduar, megjithatë mendoj se nëse të gjithë jemi të përcaktuar që të vazhdojmë pa pengesa në rrugën e shtetit drejt integrimeve evropiane, atëherë mendoj se lehtë do të arrijmë të gjithë pajtueshmëri”, pohoi Dimitar Kovaçevski – kryeministër i RMV-së.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nëse bisedimet vazhdojnë në frymën pozitive, si deri më tani, koalicioni qeverisës mund të zgjerohet, duke shtuar se ende nuk është biseduar për ndarjen e resorëve.

You may also like