Hyra për fëmijët . Ata meritojnë më shumë, çmimi final është arsyeja pse ndodhem këtu

by admin
Spread the love

Mbrëmë (e martë) ka nisur zyrtarisht spektakli Big Brother Albania VIP.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë futur personazhe të njohur nga fusha të ndryshme, duke garuar kështu për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Pjesë e formatit është aktorja e njohur shqiptare me prejardhje nga Tropoja, Arjola Demiri.

Arjola e cila njihet për rolet e saj në serialin komik “O Sa Mirë” dhe spektaklin e humorit “Portokalli”, ka treguar në klipin prezantues arsyen se pse u bind t’i futej kësaj rruge.

“Arsyeja e parë dhe e vetme që vendosa të jem pjesë e Big Brother VIP janë fëmijët e mi, sepse unë mendoj se ata meritojnë shumë. Çmimi final është edhe arsyeja e madhe se pse unë ndodhem pikërisht këtu”, ka thënë Demiri.

E njëjta ka bërë të se gjëja që do të mbajë gjithsesi brenda shtëpisë do të jetë fotografia e gjyshes së saj të ndjerë.

Në fund të prezantimit, Arjola gjithashtu u shpreh se kërkesa e vetme që ka për “vëllain e madh” është që sado e vështirë dhe e pamundur të jetë, t’ia mundësojnë pak komunikimin me fëmijët nga jashtë.


Lajme interesante

You may also like