Huracan Tecnica, “xhevahiri” i ri nga Lamborghini

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

A është një makinë rruge apo për pista?

Epo, të dyja. Lamborghini donte të “mbushte” hendekun mes tyre, dhe në fund, krijoi diçka edhe më të pabesueshme – supermakinën më të ekuilibruar në botë.

Makina ka përmirësuar aerodinamikën për rritjen e performancës, stabilitetin dhe lehtësinë e përdorimit.

Tecnica arrin shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 3.2 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale është 325 km/h. Huracan Tecnica ka një motor 5.2 litërsh V10 që prodhon 631 kuaj-fuqi, që është marrë nga Huracan STO dhe është i pajisur me ndërrues me shtatë shpejtësi.

Pamja e supermakinës është frymëzuar nga koncepti Terzo Millenio 2017, dhe pesha e automjetit është zvogëluar falë sasisë prej alumini dhe fibrave të karbonit.

Lamborghini Huracán Tecnica: Më e mira e të gjitha botëve
Lamborghini Huracán Tecnica: Më e mira e të gjitha botëve
Lamborghini Huracán Tecnica: Më e mira e të gjitha botëve

/GazetaSinjali/

You may also like