Hungaria do të dërgojë njësi të reja policore në Maqedoni dhe Serbi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm në territorin e Bashkimit Evropian, policia hungareze do të dërgoj njësi të reja policore në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, gjegjësisht 30 policë në të dy vendet.

Policia hungareze thotë se me këtë mbështet aktivitetet që kanë të bëjnë me ruajtjen e kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ueb faqen e policisë hungareze thuhet se detyra kryesore e policisë është patrullimi për të parandaluar dhe zbuluar emigrantët e paligjshëm, kalimet ilegale të kufirit dhe kontrabandën me njerëz.

“Kolegët tanë nuk do të shërbejnë vetëm në afërsi të kufirit, por edhe në zona më të largëta. Ekipet do të lëvizin me mjete zyrtare në terren, si dhe do të përdorin pajisje dore për vëzhgim gjatë natës, si dhe kamera termike të dorës dhe të lëvizshme”, thuhet në njoftim.







Artikulli paraprakKovaçevski: Pres që VMRO-DPMNE-ja të përfshihet për ndryshimet kushtetuese
Artikulli tjetërNgrihet parashuta për ditëlindjen e nënës së Luizit: Je mbretëresha jonë




You may also like