Hungari-Shqipëri 0-0/ Kërcënojnë vendasit, por na shpëton shtylla (Video)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqipëria përballet me Hungarinë në “Puscas Arena” të Budapestit, me mision marrjen e një tjetër 3-pikëshi, që do t’i mbante kuqezinjtë në vendin e dytë dhe do të mbante gjallë ëndrrën për një vend në Kupën e Botës Katar 2022.

Hungari-Shqipëri 0:0  (“Puscas Arena” & Supersport 2)

77′ – Tjetër tentativë e vendasve, por topi përfundon në duart e Berishës

74′ – Shtylla shpëton Berishën dhe Shqipërinë. Vendasit kërcënojnë me një goditje dënimi, por ndonëse me portën e boshatisur, gjejnë vetëm shtyllën e portës së kuqezinjve, ndërsa më pas Manaj largon rrezikun.

 73′ – Ndëshkohet edhe Lorenc Trashi për një ndërhyrje të ashpër me takë

 

68′ – Tjetër aksion i bukur i kuqezinjve, me topin që shkon te Gjasula, i cili lëshon një të djathtë t hidhur nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën e portës maxhare.

66′ – Reja freskon sulmin. Largohen Cikalleshi e Uzuni, për t’u lënë vendin Brojës dhe Manajt

 

65′ – Sërish mundësi ideale për kuqezinjtë. Cikalleshi depërton bukur dhe shërben për Trashin, i cili kroson bukur në zonë për Uzunin, që gjuan me kokë nga brenda zonës së 5-metërshit, por dërgon topin në duart e portierit Gulacsi.

61′ – Ndëshkohet edhe Gjasula për një faull taktik në mesfushë

 

59′ – Schon merr vendin e sulmuesit Salloi

 

58′ – Rast i Artë për Shqipërinë. Uzuni niset i vetëm me portierin dhe pasi arrin në hyrje të zonës, gjuan, por Gulacsi grushton në këndore. Sulmuesi beratas shpërdoron një tjetër mundësi perfekte shënimi. ndërkohë nga goditja e këndit, topi shkon te Trashi, që provon të majtën, por pak mbi kuadrat.

51′ – Veseli rikuperon me fat një top në zonën kundërshtare dhe e dërgon te Cikalleshi, që provon kthesën e menjëhershme, por sfera përplaset në trupin e një mbrojtësi hungarez dhe del nga zona.

46′ – Rast i rrezikshëm për Hungarinë, që zbret rrezikshëm nga e majta. Shërbehet mirë Salloi në qendër të zonës dhe kthen menjëherë, por topi përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën e Berishës.

 – Starton pjesa e dytë. Trajneri Reja lë në dhomat e zhveshjes Endri Çekiçin dhe hedh në fushë Nedim Bajramin.

 – Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola. Një ndeshje e barabartë, me të dy skuadrat që u kujdesën më shumë për fazën mbrojtëse dhe bënë shumë pak për të shkuar te goli.

45’+3 – Çekiçi fiton një goditje dënimi nga një pozicion mjaft i mirë dhe gjuan po vetë, por topi devijohet në murin mbrojtës dhe përfundon në këndore.

45’+1 – Çekiçi bën një ndërhyrje të rrezikshme dhe bëhet i pari i ndëshkuar, duke humbur kështu edhe ndeshjen e ardhshme ndaj Polonisë në Tiranë.

 

43′ – Bare rikuperon një top pranë vijës së mesit të fushës dhe shërben menjëherë për Uzunin, që galopon rreth 50 metra i vetëm me portierin, por nuk arrin të shënojë. Gjithsesi asnjë keqardhje, pasi sulmuesi beratas ishte në pozicion jashtë loje, ndaj edhe po të shënonte, goli nuk do të vlente.

41′ – Kuqezinjtë rikuperojnë një top të bukur pranë zonës kundërshtare dhe shërbejnë për Ismajlin, që ka gjithë hapësirën, por gjuan dobët dhe nuk vë në vështirësi kundërshtarin.

28′ – Nuk ia del Gjimshiti, që del nga fusha me ndihmën e barelës, ndërsa në vendin e tij zbret në fushë Federik Veseli.

 

26′ – Moment fatkeq për kuqezinjtë. Berisha del nga porta për të zotëruar një top, por përplaset me Ismajline Gjimshitin dhe duhet ndërhyrja e mjekëve për t’u dhënë ndihmën e parë.

20′ – Tjetër zbritje e rrezikshme e vendasve, që përfitojnë nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes kuqezi dhe shërbejnë për Salloi, por Ismajli bën një ndërhyrje vendimtare, duke na larguar rrezikun në momentin e fundit.

15′ – Dalje e rrezikshme e hungarezëve me Nego, që kthen topin në qendër, por aty është Kumbulla i vëmendshëm dhe largon rrezikun.

10′ – Bare rikuperon mjaft bukur një top në gjysmëfushën hungareze dhe niset në një kundërsulm të rrezikshëm 3 kundër 3, por tregohet egoist dhe injoron Cikalleshin, i cili ishte në pozicion goli. Shpërdorojmë një rast mjaft të mirë shënimi.

6′ – Hysaj vertikalizon për Cikalleshin, por mbyll një mbrojtës hungarez, para se topi të zotërohet nga portieri Gulacsi.

– Starton sfida në “Puscas Arena” me kuqezinjtë që luajnë topin e parë

Formacionet zyrtare:
Trajneri Edi Reja u jep fund dilemave, duke zgjidhur Endri Çekiçin në mesfushë, bashkë me Gjasulën e Baren, ndërsa dërgimin e topit në rrjetë ia ka besuar dyshes Cikalleshi-Uzuni.

Hungaria: Gulacsi; Botka, Orban, At. Szalai; Nagy, Schafer, A. Nagy, Nego; Sallai, Szoboszlai, Salloi

– Shqipëria luan me fanellën e tretë ndaj Hungarisë, teksa në dhomat e zhveshjes duket gjithçka gati…

 

– Stadiumi i mbyllur vetëm për vendasit…

– Kuqezinjtë janë përballur 7 herë në histori me maxharët dhe kanë një bilanc negativ prej 5 humbjesh, një barazimi dhe vetëm një fitoreje, ndërsa golavarazhi është 19-1 në favor të Hungarisë

– Fitorja e vetme e Shqipërisë ndaj Hungarisë është regjistruar një muaj më parë, pikërisht më 5 shtator, ku Armando Broja shënoi golin e vetëm kuqezi në portën maxhare dhe njëkohësisht vulosi suksesin e parë ndaj tyre.

– Shqipëria vjen në këtë ndeshje si vendi i dytë i grupit I, pasi ka grumbulluar 12 pikë në 6 ndeshjet e para, ndërsa Hungaria numëron vetëm 10 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt.

– Trajneri Edi Reja do të duhet të bëjë pa shërbimet e Amir Abrashit dhe Qazim Laçit, të cilët nuk janë grumbulluar për shkak dëmtimi, ndërsa edhe Bekim Balaj ka shfaqur probleme fizike, ndaj pritet ta shohë ndeshjen nga tribuna.

– Edhe te vendasit ka mungesa, e më e rëndësishmja është ajo e kapitenit dhe sulmuesit kryesor, Adam Szalai, i cili mungoi edhe në Tiranë, ndërsa plot 6 futbollistë maxharë (4 prej të cilëve mbrojtës) rrezikojnë të humbin ndeshjen me Anglinë, nëse ndëshkohen me karton të verdhë sonte./ SS


Top Channel

You may also like