Humbje “e ëmbël”, Mourinho i lumtur me “Verdhekuqtë”: Ndaj Juventus nga mungoi vetëm goli

by admin
Spread the love

Pavarësisht se zhvilluan një përballjet spektakolare, “Verdhekuqtë” e Roma-s u mundën në transfertën e mbrëmjes së të shtunës, që sapo lamë pas, me “Bardhezinjtë” e Juventus, që i mundën në “Allianz Stadium”, me rezultatin minimal, 1 me 0.

Mirëpo, pavarësisht se doli pa pikë nga transferta torineze, tekniku Jose Mourinho është i kënaqur me mënyrën se si të tijë luajtën në fushën e blertë, teksa në një prononcim të tijin, për mediat, pas ndeshjes u shpreh skuadrës i mungoi vetëm goli, kundër “Zonjës së Vjetër”.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë, duke luajtur me personalitet ndaj një skuadre që është pretendente për titullin. Muri bardhezi është i vështirë për t’u kaluar dhe mund të them me bindje se na mungoi vetëm goli. Nga ana tjetër, pësuam një gol pak të rrëmujshëm dhe aty u bë edhe më e vështirë. Nëse nuk do të kishim pësuar, do të rriteshin shanset e shënimit, pasi Juventusi mund të linte më shumë hapësira me kalimin e minutave”,- u shpreh tekniku portugez. /i.m /abcnews.al

You may also like