Humbja në Izrael, kombëtarja kuqezi rikthehet 10 vite mbrapa

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Humbja në Izrael ka konfirmuar momentin e vështirë që po kalon kombëtarja shqiptare. Asnjë fitore në vitin kalendarik 2022, me bilancin 3 barazime dhe 3 humbje në 6 sfida të luajtura. Hera e fundit kur kuqezinjtë kanë prekur triumfin ka qenë afro një vit më parë, ekzaktësisht më 15 nëntorin e vitit 2021.

Endri Çekiçi ishte heroi i ndeshjes me Andorrën duke shndërruar në gol një 11-metërsh. Më pas situata agravoi me humbje ndaj Spanjës, dy barazime me Gjeorgjinë dhe Islandën, humbje me Izraelin, barazim me Estoninë në miqësore dhe tjetër humbje me Izraelin.

Dhe kjo ecuri e ka kthyer Kombëtaren shumë pas në kohë. Për të gjetur 6 ndeshje pa fitore te Shqipëria duhet të hapim arkivën e 10 viteve të fundit. Pikërisht në vitin 2012, kuqezinjtë arritën 7 ndeshje pa fitore. Në atë kohë ishte i ndjeri Josip Kuzhe në krye të pankinës.

Ai ashtu si Reja kishte 6 ndeshje pa fitore dhe u largua nga drejtimi i skuadrës. Në krye të pankinës erdhi Gianni De Biasi, i cili e nisi me humbje miqësoren kundër Gjeorgjisë dhe shkoi në 7 numri i sfidave pa shijuar fitoren.

Që ky rekord mos të përkeqësohet më tej, duhet që kuqezinjtë të reagojnë menjëherë në duelin kundër Islandës. Situata psikologjike nuk është më e mira e mundshme, por tani është koha për ta rikthyer skuadrën në shinat e duhura. / Oversport.tv

You may also like