Humbja ndaj Tetuës ka pasoja për Tetovën, trajneri largohet nga stoli i Egnatias

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edlir Tetova nuk do të jetë më trajneri i Egnatias për vazhdimin e sezonit. Sipas burimeve pranë redaksisë së Oversport, trajneri durrsak dhe drejtuesit e Egnatias kanë rënë dakord që marrëveshja mes palëve të ndërpritet.

Drejtuesit e Egnatias humbën durimin pas disfatës së sotme ndaj Teutës dhe duke i shtuar faktin që Egnatia ka katër ndeshje pa fitore, kanë sjellë edhe largimin e Edlir Tetovës.

Për sa i përket pasuesit të Tetovës, por momentin në “pole position” për stolin e Engatias është një emër i njohur i futbollit shqiptar. Shpëtim Duro është më i kuotuari për stolin e rrogozhinasve, por nuk përjashtohen edhe opsione të tjera. /oversport.tv

You may also like