Humbja ndaj Dukagjinit kushton, Gjilani shkarkon teknikun e njohur

by admin
Spread the love

Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Gjilanit. Përmes një njoftimi në faqen e vet në Facebook, klubi kosovar njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun e njohur.

“Falemnderit Ismet Munishi. Shprehim mirënjohjen dhe falenderimin tonë për gjithçka që dhurove në klubin tonë! Fatkeqsisht, rrugëtimi ynë i përbashkët nuk përfundoi ashtu siç deshëm dhe kjo na solli në situatë për të ndarë rrugët tona!

Falemnderit për korrektësinë, do të na mungoj adrenalina dhe dëshira jote e zjarrtë për luftën e madhe në fushë!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Duket se disfata 2-0 në fundjavë përballë Dukagjinit ka detyruar drejtuesit e klubit të marrin këtë vendim. Aktualisht Gjilani qëndron në vendin e tretë në renditje, 9 pikë larg kryesuesve të Ballkanit. / Oversport.tv

Foto: KF Gjilani – Skifterat Facebook

You may also like