Humbja ndaj Besës rezulton fatale, Apolonia shkarkon trajnerin Dalipi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një lëvizje surprizë ka ndodhur ditën e sotme në Kategorinë e Parë. Klevis Dalipi është shkarkuar nga posti i trajnerit të Apolonisë, pas vetëm tre ndeshjeve në kampionat.

Këtë gjë e ka njoftuar vetë trajneri përmes një story në profilin e tij zyrtar në Instagram.

“Projekt i papërfunduar. Një falenderim për impenjimin dhe seriozitetin e treguar nga ju djema. Suksese, jeni më të mirët”, shkruan Dalipi.

Po ashtu edhe vetë klubi në faqen zyrtare në Facebook, njoftoi largimin e Dalipit.

Duket se humbja ndaj Besës me rezultatin 2-1, tre ditë më parë ka rezultuar fatale për trajnerin. Në tre ndeshje nën drejtimin e Apolonisë, Dalipi siguroi një fitore, një barazim dhe një humbje, duke u renditur në vendin e katërt, me një total prej 4 pikësh.

Foto: K.F Apolonia 1925 Facebook

You may also like