Humbja e radhës për Juventusin, Alegri: Nuk i fajësoj djemtë për asgjë, do të shkojmë në Champions League”

by admin
Spread the love

Juventus pësoi një humbje tjetër në Seria A, këtë radhë ndaj Lacios. Tani sa vijnë dhe bëhen më keq gjërat për “Zonjën e Vjetër”, teksa duhet të luftojnë fort që të kualifikohen për në Ligën e Kampioneve. Trajneri i bardhezinjve, Masimiliano Alegri natyrisht ndjeu keqardhje për humbjen por gjithsesi nuk i fajëson djemtë e tij.

“Lacio pati një gjysmë ore të parë shumë të mirë, nën presion. Skuadra bëri shumë gabime teknike sonte, por nuk mund të thuhet asgjë për sa i përket përpjekjeve. Të martën kemi Kupën kundër Lacios, kemi të gjitha shanset për të arritur në fund të kampionatit në Ligën e Kampionëve.

Ka momente të sezonit ku duhet të mendojmë vetëm për të punuar dhe për të gjetur zgjidhjen e problemit, djemtë bënë një lojë të mirë edhe sonte dhe nuk kam për çfarë t’i qortoj. I thashë të qëndrojnë të qetë, të martën do të luajmë ndeshjen e parë të gjysmëfinales dhe fati është në dorën tonë. Në këto momente, më shumë se kurrë, keni nevojë për qetësi. Më vjen shumë keq që djemtë, bënë gjithçka që duhej të bënin, nuk bënë asgjë për të fajësuar veten.

Në këto momente të vështira duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë. Futbolli të jep gjithmonë mundësinë për të ndryshuar momentin. Në kampionat jemi 5 pikë përpara vendit të pestë dhe e dimë se duhet të luftojmë për të hyrë në një nga ato vende.”

Juventus tani pozicionohet në vendin e 3 me 59 pikë, i ndjekur nga Bolonja e Tiago Motës me 54 pikë, dhe Roma me 51. Ndeshjen e ardhshme e kanë të martën me Lacion në Kupë, kurse në kampionat me Fiorentinën, me 7 prill.

PANORAMASPORT.AL

You may also like