Humbisni peshë shpejt dhe pa u lodhur, thjesht shtoni një lugë nga këta përbërës në kafen tuaj

by admin
Spread the love

Kafeja është rutina e mëngjesit, e drekës, e darkë, ruatina e pakohë pothuajse për të gjithë. Por përveç se një kafe e mirë me miq të mirë të ndihmon të nisësh mbarë ditën, ajo ju ndihmon edhe të shkrini kilogramët e tepërt. Nëse shtoni disa përbërës në kafe, të cilët do t’i rendisim më poshtë, do t’ju ndihmojnë të përshpejtoni metabolizmin, të digjni më shumë kalori dhe të digjni yndyrën në trup më shpejt.

Këta përbërës janë kanella, vaji i kokosit dhe mjalti. Ju mund t’i shtoni ato në kakao gjithashtu.

Kanella: është e njohur për vetitë e saj medicinale. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe ka veti anti-inflamatore që ndihmojnë në luftën kundër inflamacioneve dhe infeksioneve në trup. Ajo zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, ju bën të ndiheni të ngopur dhe përshpejton proçesin e rënies në peshë. Kanella pershpejton metabolizmin dhe e kthen sheqerin në energji duke bërë kështu që të ruhen sa më pak acide yndyrore në trup. Shtoni një lugë çaji kanellë në kafen tuaj të përditshme.

Vaj kokosi: është yndyrë, por është yndyrë e shëndetshme! Ndërsa shumica e yndyrnave përmbajnë një zinxhir të gjatë acidesh yndyrore, ndërsa vaji i kokosit përbëhet thuajse i gjithi nga zinxhire të mesme yndyrore që nxisin metabolizmin në mënyra të ndryshme. Ai përmirëson shëndetin e mëlçisë, përmirëson traktin tretës dhe nxit metabolizmin. Shtoni një lugë çaji vaj kokosi në kafe.

Mjalti: për të ëmbëlsuar kafen mos përdorni sheqer, por përdorni mjaltë. Mjalti ka veti të shumta medicinale kurative. Ai do t’ju ndihmojë të bini në peshë shpejt. Për rezultate më të mira mund të përzieni të gjithë elementët sëbashku mjaltin me kanellë dhe vaj kokosi dhe të hidhni një lugë çaji të përbërjes në kafe.

You may also like