Humbi binjakët që priste, Delinda Disha sërish në pritje të ëmbël. Rrëfehet aktorja: E doja shumë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pak muaj më parë, aktorja dhe moderatorja e njohur e emisionit ‘Xhadat’, Delinda Disha dha lajmin e trishtë se humbi dy binjakët që priste të sillte në jetë së shpejti. Mirëpo, pak javë më parë, Delinda zbuloi se ajo është sërish në pritje të ëmbël. Në emisionin ‘Më prit në fundjavë’, aktorja tregoi edhe momentet e para të këtij lajmi të ëmbël.

“Vendosëm të shkojmë në Romë. Atje ndamë lajmin edhe për publikun. E doja shumë një shtatzëni të dytë sidomos pas asaj që kalova. Kur ua thashë lajmin të dy fluturuan nga gëzimi, djali e do shumë një vëlla po ende s’dimë gjininë”, tha Delinda Disha në emisionin ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Pecin në RTSH.

Delinda nuk e priste surprizën e Ermalit i cili gjatë bisedës luajti një studio një video mesazh nga bashkëshorti dhe djali i saj: “Ne do të bëhemi një familje më e bukur seç jemi, nuk e dimë ende gjininë e bebit por e dimë që do të jetë nje beb i bukur si Desantini dhe e rëndësishme është të jetë mire me shëndet.

Delinda bëhu e forte çdo gjë do e kalojmë bashkë” – tha bashkëshorti ndërsa djali i vogël: “O ma të kam zemër je gjëja më e shtrenjtë e imja’’. Kjo video emocionoi shumë aktoren dhe moderatoren e njohur, e cila zbuloi se nuk e priste këtë surprizë.

You may also like