Humbën jetën 135 persona në stadium, jepet vendimi për fajtorët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një gjykatë indoneziane ka dënuar me burgim dy nga ata që konsiderohen përgjegjës për organizimin e një ndeshjeje futbolli tetorin e vitit të kaluar, ku humbën jetën 135 persona.

Të dy u shpallën fajtorë për pakujdesi. Tragjedia ndodhi në tetor 2022, kur tensioni në tribuna gjatë ndeshjes Arema-Persebaya u zhvendos në fushë dhe policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës.

Filloi paniku dhe mijëra njerëz u përpoqën të arratiseshin nga dyert e rrethimit, por disa prej tyre u shtypën. Shumë vdiqën nga mbytja.

Njëri nga organizatorët, Abdul Haris, u shpall fajtor për pakujdesi dhe u dënua me një vit e gjysmë burg (Prokuroria Publike kërkoi 6 vjet); Suko Sutrisno, një nga rojet e sigurisë në stadium, u shpall gjithashtu fajtor për neglizhencë dhe u dënua me një vit burg.

Më vonë do të dënohen edhe tre policë të tjerë, të cilët u gjykuan për dhunë.


Top Channel

You may also like