Humb jetën 15 vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një 15 vjeçare nga Prishtina ka vdekur sonte në orët e vona.

Ajo dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën ‘’Muharrem Fejza’’ në kryeqytet.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar duke dhënë detaje shtesë edhe zyrtari policor, Agron Borovci.

‘’Rreth orës 22:20, është raportuar se në rrugën “Muharrem Fejza”  në Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë  transferuar viktimën për në QKUK.

Përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, viktima femër, 15 vjeç, ka humbur jetën.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë rastin’’, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv.

You may also like