Hugo Lloris tërhiqet nga Franca – Shqip

by admin
Spread the love

Portieri 36-vjeçar mori vendimin për t’i dhënë lamtumirën kombëtares, ku ishte kapiten nga viti 2012

Hugo Lloris njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja e Francës në moshën 36-vjeçare.

Portieri i Francës ka vendosur rekord sa i përket paraqitjeve me fanellën e “Le Ble” me 145 të tilla dhe si kapiten me 122 ndeshje.

Ai vendosi që t’i japë lamtumirën përfaqësueses, pas paraqitjes së “Gjelave” në botërorin Katar 2022, ku u mposhtën në finale nga Argjentina me penallti.

“Vjen një moment kur duhet të dish të lësh frerët. Gjithmonë e kam thënë se kombëtarja franceze nuk i përket askujt dhe ne të gjithë duhet të sigurohemi që të jetë kështu, duke nsiur nga unë i pari”, tha Loris për gazetën franceze “L’equipe”.

Trajneri i “Les Bleus”, Didier Deschamps e quajti atë një shërbëtor të kombëtares ndërsa e vlerëson karrierën e jashtëzakonshme.

Loris ka qenë pjesë e Francës për 14 vite. Ai e mori shiritin e kapitenit në Shkurt të 2012 dhe ngriti Kupën e Botës në Rusi në 2018 pas fitores 4-2 të Francës kundër Kroacisë.

Portieri udhëhoqi kombëtaren në suksesin në Ligën e Kombeve në 2021.

Tani portieri do të përqendrohet te skuadra e tij Totenhemi, ku u bë pjesë që në verën e 2012. Në ekipin anglez, ai konsiderohet një ikonë, ndërsa ka luajtur mbi 400 takime.

Klan News

You may also like