Hueyda El Saied, faleminderit! – Revista Who

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ta quajmë 8 Marsin ditën e grave të forta, të brishta, të ëmbla, të bukura, të famshme, të lira, të qeshura…? Ta quajmë ditën e supergrave apo të gruas që s’do fare të jetë e tillë? 8 Marsi i të gjitha këtyre bashkë apo i asnjërës prej tyre? Ne nuk duam t’i fusim gratë e vajzat tona nëpër kallëpe, heroina qofshin apo të papërsosura. Ne duam vetëm të festojmë për gruan dhe të kemi një simbol të thjeshtë të numrit 8, që u takon të gjithave atyre që na shkëlqejnë në sy, por ne kemi përzgjedhur 8, që këtë vit kanë shkëlqyer në sytë e të gjithëve. 8 për 8 fusha të ndryshme, 8 gra e vajza që do t’i zbulojmë një nga një gjatë ditës së sotme…

Mëngjesin e datës 11 nëntor të vitit që sapo shkoi, të gjithë ata që kanë një llogari në rrjetet sociale u zgjuan të tronditur nga lajmi se Hueyda El Saied kish ndërruar jetë.  Fort do ishim tronditur nga vdekja e cilado gruaje në moshë aq të re, i largimit nga jeta të një nëne që nuk arriti të rriste të birin. Por ajo që na dhembi deri në kockë ishte fakti që askush nuk e dinte se në fakt pas buzëqeshjes së asaj vajze që ne e pamë të rrëzëllintë mëngjeseve në Instagramin e saj, fshihej një luftë e vështirë me një nga sëmundjet më të pabesa. Veç një grusht njerëzish mund ta kenë ditur se Hueyda po luftonte çdo ditë për të mposhtur tumorin. Por as ata nuk e prisnin të helmoheshin atë mëngjes nga lajmi se mikesha e tyre ishte larguar përgjithmonë. Sepse, siç edhe ata treguan, ajo jo vetëm ishte optimiste, por vendosi të mos trishtonte askënd e t’u linte atyre dhe ne të tjerëve një ndjesi të çuditshme habie e adhurimi: Si mundi të ishte aq e fortë?!

Hueyda El Saied ishte nga ata personazhe që numërohen me gishtat e njërës dorë: nuk e kishe dot inat, nuk të acaronte kurrë, nuk ndillte fjalë negative as nga publiku tekanjoz e shumë herë arrogant i rrjeteve sociale. Me zërin që i mbeti përherë si i një bebi, me kaçurrelat që i rrethonin sytë dhe sinqeritetin çarmatosës edhe për çështje delikate, na dha mësimin më të madh të optimizmit dhe forcës për jetën. Ajo vajzë meriton një “Faleminderit” për mesazhin që nuk dha kurrë me fjalë, që nuk e përfoli kurrë, që e mbajti vuajtjen vetëm për veten, që jetoi duke buzëqeshur dhe iku lart, të vallëzojë me yjet./revistawho.com

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like