Huawei kryeson tregun global të wearables në T II

by admin
Spread the love

Pavarësisht suksesit të Huawei, tregu global i smart wearables regjistroi rënie të lehtë prej 0.7% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë

 

Në periudhën prill-qershor u dërguan 43.7 milionë pajisje wearable (smartband dhe smartwatch) dhe Huawei kryeson tregun global, si për dërgesat, edhe për pjesën e tregut.

Sipas të dhënave të fundit të IDC mbi pajisjet wearable, Huawei regjistroi një rritje të ndjeshme prej 42% krahasuar me një vit më parë, me 8.9 milionë dërgesa globale dhe pjesë tregu 20.3%.

Kina është tregu më i madh i referimit për pajisjet wearable, ku Huawei dërgoi rreth 6 milionë wearable dhe zgjeroi pjesën e tregut në 38.4%.

Pavarësisht suksesit të Huawei, tregu global i smart wearables regjistroi rënie të lehtë prej 0.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Huawei regjistroi një kërkesë të lartë për pajisjet band dhe smartwatch, ku ora inteligjente Fit 3 ishte një nga faktorët kryesorë të rritjes në nivel botëror.

Huawei arriti të zgjerojë pjesën e tregut në Europën Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Xiaomi renditet i dyti në nivel botëror, me 5.9 milionë dërgesa dhe 13.5% pjesë tregu. Seria Redmi e Xiaomi ishte motori i rritjes, ndërkohë edhe modelet më të kushtueshme, si Watch S3 dhe Watch 2, patën ecuri të mirë.

Apple renditet e treta, me 5.7 milionë dërgesa dhe 13.1% pjesë tregu. Kompania me seli në Cupertino regjistroi rënie me thuajse 12% të dërgesave me bazë vjetore, për shkak të konkurrencës së fortë të çmimeve nga konkurrentët kinezë.

Samsung dërgoi 3.3 milionë pajisje wearable në periudhën e analizuar, ku Galaxy Fit 3 përfaqëson motorin kryesor të rritjes. BBK renditet i pesti me 2.9 milionë dërgesa dhe 3.6% pjesë tregu, falë rritjes së fortë të kërkesës së modeleve të orëve për fëmijë në Kinë.

/ GSMarena

Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

You may also like