Hoxhallari: Shpresoj që Tirana të fitojë derbin dhe titullin, nuk e përjashtoj një rikthim në Superiore

by admin
Spread the love

Ish-kapiteni i Tiranës, Erjon Hoxhallari, që aktualisht luan në Rumani me UTA Arad, ka folur në emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport në prag të derbit Tirana-Partizani.

“Kur pashë skuadrën që u fut në fushë ndjeva emocionet që ndjeja dikur kur luajë në fushë. Aventura në Rumani? Mirë, ndonëse po vuajmë pak rezultatet e skuadrës. Personalisht jam ambientuar mire dhe shpresoj që të rregullojmë rezultatet.

Kam ndjekur Tiranën përmes Oversportit dhe mendoj që bashkë me Partizanin do të rivalizojë për titullin. Do të jetë e luftuar, edhe renditja tregon se është një sfidë e fortë. Dëshira ime është që të fitojë Tirana këtë derbi.

Një rikthim te bardheblutë? Më mungon ndeshja derbi, por një futbollist kërkon që të arrijë majat, prandaj u transferova jashtë, sepse në të kundërt do të rrija gjithë kohën me fanellën bardheblu.

Mungesa jote te Tirana? Ata që kanë luajtur në vendin tim kanë bërë shumë mirë dhe nuk besoj se largimi im ka lënë ndonjë boshllëk në skuadër, në atë pozicion. Rikthimi në Superiore? Tirana është prioriteti im”, ka thënë Hoxhallari. / Oversport.tv

You may also like